Home Bota Angli, goditet banda e droges me 9 shqiptare

Angli, goditet banda e droges me 9 shqiptare

1111
0

Mediat ndërkombëtare thuajse çdo ditë raportojnë  për arrestime të shqiptarëve të cilët janë pjesë e grupeve kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike.

Një rast të tillë raportojnë edhe mediat britanike të cilat shkruajnë se 9 shqiptarë, të akuzuar për shpërndarje kokaine në Britani janë dënuar me 44 vite e 6 muaj burg në total nga një gjykatë në Sussex.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë një operacioni policorë në  Brighton dhe Hove, qershorin e shkuar, pasi u kapën me kokainë e makina, që kapnin vlerën mijëra paund.

Mes të arrestuarve ishte edhe kreu i bandës, Mevlan Dema, i cili është ndalur ndërsa po udhëtonte me makinën e tij  BMW në Brighton, ku iu gjet kokainë.

Nga ana tjetër thuhet se 8 nga të arrestuarit pjesë e kësaj bande kishin hyrë ilegalisht në Angli.

Të nëntë u shpallën fajtorë për shpërndarje kokaine dhe vendimi për ta u mor pas dy seancave dëgjimore, më 22 Mars dhe një tjetër pak ditë vonë. Kreu i bandës, Mevlan Dema u dënua gjithashtu për pastrim parash.

Masat e marra ndaj shqiptarëve janë:

Mevlan Dema 32 vjeç u dënua me 13 vite burg.

Gledis Osmani, 21 vjeç, u dënua me 8 vite burg.

Klinton Dani, 23 vjeç, u dënua me 3 vite e gjysmë burg.

Ndriçim Xhepa, 28 vjeç u dënua gjithashtu me 3 vite e gjysmë burg.

Leonard Dema, 35 vjeç u burgos me 3 vjet.

Ramazan Capa 21 vjeç, Genti Capa 27 vjeç, Kadri Dema 24 vjeç dhe Izmir Dema 25 vjeç, u dënuar me nga 3 vite e gjysmë burg secili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here