Home Ekonomi Amnistia fiskale, çfarë falet dhe kush përfiton

Amnistia fiskale, çfarë falet dhe kush përfiton

649
0

Mazhoranca ka votuar me 74 vota pro, projektligjin për legalizimin kapitalit dhe faljen e borxhit tatimorë e doganorë. Për këtë votim deputetët e opozitës kanë abstenuar dhe e kanë kundërshtuar nismën e propozuar nga qeveria. Me herët shumica në Kuvend është tërhequr nga varianti i amnistisë fiskale pasi nisma kërkonte 84 vota dhe ka votuar projektligjin e faljeve.
Diskutimi
Diskutimi i projektligjit është shoqëruar me debate në Kuvend, pasi deputetët e opozitës janë shprehur se falja e borxheve po behet për qëllime elektorale. Nga ana tij kryeministri Sali Berisha kërkoi nga opozita të votojë faljen e borxheve nga e cila përfitojnë 270 mijë familje në të gjithë vendin. “Krerë të kupolës duan që të amnistohen paratë e politikës por nëse mendoni që ne do amnistojmë këto para vijnë nga krimi dhe droga gaboheni” theksoi Berisha. Ai ka akuzuar deputetët socialist se janë duke mbrojtur paratë e tyre prandaj dhe nuk duan të votojnë ligjin për amnistinë. “Unë ju bëj thirrje të mbështesni biznesin që nuk është klientelist . Lini politikën mënjanë, dilni në aspektin social, votoni për njerëzit në nevojë” iu drejtuar kryeministri Berisha deputetëve socialistë.
Kush përfiton
Ligji i miratuar në kuvend fal një sërë detyrimesh që qytetarët dhe biznesi kanë ndaj shtetit. Deputeti demokrat Edmond Spaho listoi fillimisht borxhet që u falen individëve. “Çdo qytetari i falen detyrimet tatimore të papaguara deri në 31 dhjetor 2010. Ata do të mund të legalizojnë çdo shumë të mjeteve monetare të papaguara kundrejt pagimit të tarifës 3 për qind. Çdo shtetas mund të rivlerësojë pasuritë e patundshme që zotëron kundrejt pagimit të tarifës 1 për qind të diferencës së vlerave nga 10 për qind që është sot. Çdo shtetas që ka futur automjete në territorin shqiptar deri në fund të vitit 2010 i falet principali, gjobat, kamate-vonesat ndaj doganës nëse do të paguajë 50 për qind të principalit”, tha Spaho. Falja do të përfshijë edhe biznesin e vogël, i cili do të mund të shuajë disa detyrime ndaj administratës që janë krijuar në vite. “Përfiton të drejtë të legalizoje çdo shumë mjetesh monetare të padeklaruara kundrejt pagimit të tarifës 3 për qind. Të vetëpunësuarve u falen kontributet e papaguara të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore deri në fund të vitit 2008. U falen kontributet e papaguara për vitet 2009-2010 me kusht që të paguajnë në 2011 kontributet brenda afateve”, sqaroi deputeti Spaho. Edhe biznesi i madh që është subjekt i TVSH-së përfiton nga falja. “Gjithë personave juridike te regjistruar si subjekt i TVSH-së u falen detyrimet tatimore te papaguara deri 31 dhjetor 2008”, tha Spaho. Kuvendi miratoi edhe propozimin e Komisionit për ndryshimin e tarifave që biznesi duhet të paguajë kur të rivlerësojë pasuritë e paluajtshme dhe makineritë duke i ulur ato respektivisht në 5 dhe 3 për qind ndryshe nga varianti fillestar që parashikonte tarifat 7 dhe 5 për qind.

Por çfarë parashikon votimi i ligjit të faljes dhe kush do të përfitojë.

1 -Do të falen të gjitha taksat nacionale dhe vendore.
2 – Do të falen taksat e makinave dhe gjobat, si dhe 50 % e doganës për makinat që kanë hyrë në Shqipëri deri në datën 31 dhjetor 2010.
3- Do të falen borxhet e akumuluara nga mos pagesa e sigurimeve shoqërore.
4- Falet borxhi i tatimeve dhe doganave, përveç bizneseve që janë në ndjekje penale.
5 – Falen faturat e papaguara të energjisë elektrike nga 1990 – 2006.
6- Falen faturat e papaguara të ujit, deri kur ujësjellësit kanë kaluar në administrim të pushteti vendorë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here