Home Aktualitet Ambasadori Gjerman Helmut Hoffmann: Azilkerkuesit do te kthehen per 1 muaj.

Ambasadori Gjerman Helmut Hoffmann: Azilkerkuesit do te kthehen per 1 muaj.

825
0

Helmut Hoffmann

Ambasadori Gjerman në Tiranë, Helmut Hoffmann konfirmoi edhe një herë sot se azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani nuk kanë asnjë shans për përfitimin e azilit në këtë shtet.

Nga pika kufitare e kakavijës, ai tha se brenda një muaji do të shqyrtohen të gjitha dokumentat e të gjithë azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.

Gjatë fjalës së tij, Hoffmann tha se brenda kësaj kohe do të bëhet i mundur kthimi i të gjithë personave që nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e azilit në Shqipëri.

“Fillimisht unë dua që të falënderoj përzemërsisht Gjebrea për bashkëpunimin dhe për faktin që ne erdhëm në pikën e kalimit kufitar . Emigracioni ekonomik, i emigrantëve nga Ballkani Perëndimor për në BE dhe në Gjermani po bëhet gjithnjë e më dramatik.
Dua të përmend vetëm disa shifra:
Vetëm në 6 muajt e parë të vitit nga të dhënat e organit hetimor  nga  Shqipëria, Kosova dhe Serbia kanë aplikuar për azil deri në 65000 mijë veta vetëm në Gjermani. Pra,  kryesisht rreth një e treta e tyre, pra përafërsisht 22 mijë  vijnë nga Shqipëria.
Vetëm në qershor nga Shqipëria kanë kërkuar azil rreth 5900, pra rreth 6000   veta. Atëherë në qoftë se ne duke e parë në bazë vjetore do të kishim të bënim një kalkulim do të kishim të bënim me një shifër prej 72000 shtetas shqiptar, po të bënim  një kalkulim matematikor. Dhe ky është një zhvillim shumë  ekonomik dhe çfarë kemi konstatuar është se edhe shqiptarë të mirëpaguar këtu në Shqipëri po lënë vendin dhe po ikin në Gjermani.
Prandaj dhe është shumë e rëndësishme që ne, pala gjermane dhe pala shqiptare të bashkëpunojmë. Në Gjermani tashmë janë ndërtuar, montuar kampingje me çadra të improvizuara, në të cilat strehohen shtetas që kërkojnë azil nga Ballkani Perëndimor dhe kemi si objektiv që brenda katër javësh , këto procedurat e azilkërkimit të verifikohen dhe të mund të kthehen brenda 4 javësh në atdhe. Sepse është krejtësisht e qartë që të gjithë këta shtetas nuk kanë shans të marrin azil dhe të gjithë do të kthehen. Sepse është krejtësisht e qartë që të gjithë këta shtetas nuk kanë mundësi, nuk kanë shanse për të marrë azil dhe të gjithë do të kthehen mbrapsht
.”, – tha Hoffmann.

Më tej, ambasadori Gjerman u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të njoftojnë të gjithë bashkëtdhetarët e tyre në çdo fsht të shqipërisë edhe në atë më të largëtin se shteti Gjerman nuk jep azil për persona të cilët nuk e meritojnë atë.

“Dhe unë shpresoj shumë që kjo të përflitet deri në fshatrat më të thella dhe në zonat më të thella. Pra, është shumë e rëndësishme që në Shqipëri për këtë temë të flitet, dhe të flitet publikisht dhe hapur. Sepse me këtë lajmërim do të krijohet një problem shumë i madh për vetë Shqipërinë. Para së gjithash këtu humbasin profesionistet e kualifikuar që punojnë në këto ndërmarrje dhe kjo është një zhvillim negativ, që shkakton shumë probleme për vetë ndërmarrjen. Dhe problemi i dytë është që në pak javë ose pak muaji do të jemi para një situate ku shqiptarët të cilët kanë shitur gjithçka që kanë pasur në Shqipëria, do të kthehen dhe do t’u duhet t’ia fillojnë nga e para. Pra nuk do të kenë asnjë gjë, prandaj është shumë e rëndësishme që kjo të shndërrohet në një debat publik.
Prandaj është shumë e rëndësishme që ne të bashkëpunojmë ngushtë me bashkë edhe me   Qeverinë shqiptare dhe institucionet përkatëse.
Me këtë rast unë dua që të përshëndes përzemërsisht edhe kontingjentin e policëve federalë të cilët kanë ardhur dhe së bashku me kolegët e tyre shqiptarë, të policisë kufitare shqiptare që kryejnë shërbimin. Unë mendoj që ata mund të mësojnë shumë nga njëri tjetri se si zhvillohen gjerat dhe kjo do të jetë një bashkëpunim i frytshëm
“, – tha Hoffmann.

 Gjerbrea: 40 shqiptarë kanë shkelur rregullat e Shengen-it, janë kthyer
Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjerbrea tha senë pikat kufitare të vendit në bashkëpunë me qeverinë Gjermane për luftimin e emigracionit të paligjshëm.

“Në pikën e kalimit Kufitare të Kakavijës bashkë me Ambasadorin Gjerman dhe me drejtuesit e Policisë Kufitare për të inspektuar punën që bëhet në pikat me qytetaret gjatë momentit që kalojnë territorin Shqiptar ashtu sikurse dhe për të pasur një takim punë me përfaqësuesit e Policisë Gjermane të cilët po mbështesin oficerët e Policisë Kufitare, si përpjekje e përbashkët që qeveria Shqiptare është duke bërë me qeverinë Gjermane .
Ne shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe shpresojmë që së bashku të luftojmë emigracionin e paligjshëm. Është shqetësues fakti që qytetarët shqiptarë mendojnë se mund të përfitojnë azil në vendet e BE, sidomos në Gjermani dhe me këtë rast ju bëj thirrje dhe një herë që të mos tentojnë këtë rrugë pasi është çdo gjë e pamundur
“, – tha Gjebrea

Gjerbrea tha se 40 shtetasish qiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së janë kthyer në Shqipëri dhe kthimi i tyre do vijojë edh enë ditët në vazhdim, në bashkëpunim edhe me vendet e Bashkimit Europian.

Tashmë 40 personat e parë, qytetarët shqiptarë që kanë shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE janë kthyer dhe do vazhdojnë të ketë të tillë ne bashkëpunim me vendet përkatëse të BE.
Ndërkohë ashtu sikurse e kemi të konfirmuar edhe nga autoritetet Gjermane, procedurat e intervistimit të qytetarëve shqiptarë që kanë kërkuar azil janë shkaktuar dhe pikërisht të gjithë faktorët shtytës drejt vendeve të BE janë duke u mobilizuar për shkak të bashkëpunimit që ne kemi me vendet përkatëse të BE.
E përsëris edhe një herë meqenëse kemi rastin që kemi mediat këtu prezent, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve Shqiptar të respektojnë rregullat e qëndrimit në vendet e BE dhe të mos mendojnë që rruga e azilit është rruga që mund ti ofrojë një të ardhme më të mirë, – tha Gjebrea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here