Home Udhetim AlItalia shton destinacionet e fluturimit, oferte 99 euro vajtje-ardhje

AlItalia shton destinacionet e fluturimit, oferte 99 euro vajtje-ardhje

865
0

alitaliaTIRANE – Kompania Italiane AlItalia do të shtojë destinacionet e fluturimit duke e cuar në 8 qytete numrin e fluturimeve direkte. Menaxheri i Alitalias për europën Juglindore, Mario Kualirela, tha se edhe cmimi i biletave do të jetë promocional duke filluar nga 99 euro.

Kompania ajrore italiane Alitalia, ka prezantuar programin dimëror për vitin 2014 -2015. Duke filluar që nga ky muaj për të gjithë udhëtarët drejt Italisë, mund të blejnë biletën me çmim promocional duke filluar nga 99 euro. I pranishëm ne këtë prezantim menaxheri i AlItalias për Europën Juglindore, Mario Kualirala, tha se fluturimet në Shqipëri janë prioritet për kompaninë, e cila ka shtuar destinacionet drejt Italisë duke e çuar në 8 qytete.

“AlItalia ofron cmime promocionale për të gjithë udhëtarët, duke filluar çmimet nga 99 euro për biletat vajtje ardhje. Por e përsëris kjo është një ofertë e vlefshme deri në fund të muajit Tetor. Ne do të kemi 8 destinacione direkte nga Shqipëria në Itali dhe nga Itala drejt Shqipërisë. Destinacionet direkte në qytetin e Romës, në Milano, Bari, Pisa, Torino, Venezia, Bolognia e Genova. Pra me gjithsej 96 fluturime ne jave. Vazhdojme te jemi prezent në Shqiperi që nga viti 1993 dhe jam i kënaqur të them, se axhenda për Shqipërinë është prioritare.” tha Kualirala

Ambasasori i Italisë Massimo Gaiani tha se AlItalia lidh Shqipërinë me Italinë në shumë deatinacione, dhe kjo do tu shërbejë edhe më shumë udhëtarëve që kanë destinacione te ndryshe.

Ndërsa zëvendësministri i transporteve Ylli Manjani, tha se qeveria shqiptare ështe e gatshme tu krijojë të gjitha kushtet e nevojshme AlItalias, duke filluar me lehtësimin e mëtejshëm të procedurave burokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here