HYRJE ShowBiz Alesia Bami: Jam ‘single’ dhe dua t’i kushtohem vetëm karrierës sime

Alesia Bami: Jam ‘single’ dhe dua t’i kushtohem vetëm karrierës sime

0
133

Ajo është një nga femrat më seksi në vendin tonë. Alesia Bami ka ditur se si ta fitojë famën, pavarësisht thashethemeve rreth saj.

alesia bami

Modelja tregon se ka pasur gjithnjë mbështetjen e familjes. Edhe pse një femër sharmante, ajo tregon se është ‘single’ dhe e përqendruar te karriera. Nuk ka bërë asnjë operacion plastik dhe kurrë nuk do të guxonte për foto nudo. Alesia Bami, provokuese me sa duket është vetëm në foto…

Alesia Bami si një ndër emrat më të lakuar në vendin tonë; përse mendoni se jeni bërë kaq e famshme?
Duke qenë se kam qenë pjesë e ekranit dhe e ftuar në shumë emisione, shfaqje baleti, sfilata dhe shooting të ndryshme; mendoj kjo është arsyeja.

Sa e ka ndryshuar jetën tuaj fama?
Në personalitetin tim nuk ka ndikuar aspak, por në jetën time, normalisht që kanë ndryshuar shumë gjëra. Të qenët në qendër të vëmendjes të detyron të jesh sa më e kujdesshme me njerëzit që të rrethojnë dhe ambientet që frekuenton.

Megjithatë duket se fama ka pasur kosto për ju, pasi jo rrallëherë ju kanë sulmuar. Përse ka armiq Alesia?
Fama për të gjithë artistët ka kosto, të gjithë sulmohen. Por unë doja ta përmblidhja me një shprehje: “Kur diamantit nuk i gjetën mangësi, thanë shkëlqimi i tij të vret sytë”.

Si reagon familja juaj kur shikon në rrjetet sociale që sulmohet emri juaj?
Familja ime, normal që nuk reagon mirë. Por duke më njohur mua, vendin ku jetojmë dhe duke u mësuar me të qenët në qendër të vëmendjes, janë ambientuar tashmë me këtë gjë.

alesia bami

Nga balerinë në modele apo nga modele në balerinë?
Nga balerinë në modele. Baletin e kam nisur që në moshën 3-vjeçare. Por të dyja bashkë ndihmojnë njëra-tjetrën.

Në rrjetet tuaja sociale nuk mungojnë fotot ‘hot’, por a keni menduar të pozoni nudo?
Në rrjetet e mia sociale ka foto artistike, por deri në një limit të caktuar.

alesia bami

Për çfarë shume do të pozonit nudo?
Nuk mendoj të realizoj një set nudo. Nudo nuk do pozoja për asnjë shumë.

Balerinë, modele… a e keni menduar ndonjëherë ekranin si një mundësi?
E kam menduar ekranin dhe më pëlqen. Por për momentin preferoj të mbaroj studimet.

Shumë e përfolur në rrjetet sociale edhe për ndërhyrjet në trupin tuaj; a ka ndryshuar diçka Alesia?
Natyra më ka falur kështu dhe unë jam e kënaqur me kaq sa jam.

Thuajse të gjitha vajzat kur i pyesim thonë që janë ‘single’… Një brune kaq seksi sa ju, është ‘single’?
Po, jam ‘single’ dhe dua t’i kushtohem vetëm karrierës sime.

alesia bami

Cila është lidhja më e gjatë e Alesias dhe më e shkurtra?
Nuk preferoj të flas në lidhje me privatësinë time.

Një të dashur të famshëm apo të pasur?
Asnjërin! Një të dashur të thjeshtë, të sinqertë dhe me karakter të fortë.

 

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here