HYRJE Bota Aleatët vazhdojne sulmet ajrore ndaj objektivave ushtarake në Libi

Aleatët vazhdojne sulmet ajrore ndaj objektivave ushtarake në Libi

1
217

Aleatët kane vazhduar sulmet ajrore ndaj objektivave ushtarake në Libi, duke goditur e shkatërruar edhe një ndërtesë brenda kompleksit të Muamar Gaddafit në Tripoli.
Sipas zyrtarëve perëndimorë, në këtë godinë ishte vendosur qendra e kontrollit të forcave ushtarake libiane.

Gazetarëve atje iu janë treguar gërmadhat e ndërtesës, por duket se viktima në njerëz nuk ka patur.

“Kjo është një ndërtesë administrative ku njerëzit po punonin. U godit orë më parë, siç e keni parë mbase edhe nga kamerat tuaja. Këtu ka njerëz, civilë, familje, fëmijë që kanë ardhur nga çdo cep i vendit për të mbrojtur këtë kompleks dhe raketa ra vetëm 50 apo 100 metra larg tyre”, tha Ibrahim Musa, zëdhënës i qeverisë libiane.

Zyrtarët amerikanë e vlerësojnë aksionin si të suksesshëm. Falë ndërhyrjes se avionëve të tyre bashkë me ata francezë e britanikë, depërtimi i forcave të Gedafit në qytetin e Benghazit-fortese e rebelëve, u arrit të ndalohej.

Por në mënyrë të vazhdueshme, ata sqarojnë se koloneli nuk është objektiv i sulmeve që synojnë goditjen e forcave të tij të armatosura dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Aleatët nuk e besojnë vendosjen e armëpushimit, e kanë hedhur poshtë edhe raportet për viktima të shumta civile gjatë këtyre dy ditëve.

Një zyrtar libjan pretendon se 64 vetë kanë mbetur të vrarë gjatë fundjavës, por një shifër e tillë nuk mund të verifikohet.

Një valë e dytë sulmesh, kryesisht nga avionë dhe bombardierë amerikanë goditën forcat tokësore libiane dhe mbrojtjen ajrore të dielën pas mësymjes të shtunën me raketa kruiz Tomahok nga deti.

Nënadmirali Uilliam Gortni tha se veprimet e koalicionit kanë neutralizuar pjesën më të madhe të mbrojtjes ajrore të Gadafit.

Shpërthime të fuqishme goditën kryeqytetin e Libisë, Tripoli, mbrëmë vonë, duke përfshirë edhe ndertesën në zonën rezidenciale të Gadafit.

Zjarri i artilerisë kundërajrore shpërtheu përsëri në kryeqytet pas rënies së natës.

Ndërkohë, Katari ka vendosur të dërgojë katër avionë të cilët do t’i bashkohen koalicionit që po vendos zonën e ndalim-fluturimit, të mandatuar nga OKB-ja.

Kjo lëvizje e bën Katarin vendin e parë arab që i bashkohet fushatës kundër kolonel Gedafit.

1 Koment

  1. “LULESHTRYDHET” QE MBILLEN NE TOKAT E LIBISE….

    JA PSE RUSIA DHE BRAZILI NUK NGRITEN DOREN NE OKB PER TE GODITUR LIBINE.
    BRAZILI KY EMER I MADH NE FUTBOLLIN BOTEROR POR DHE NJE EMER I KEQ PER PRODHIMIN E MINAVE ANTI-NJERI.KOMPANITE BRAZILIANE EGJYPTIANE DHE RUSE PRODHOJNE MINA NE MENYRE KONTRABANDE DHE TEPER SEKRETE PER ZHDUKJEN E NJEREZIMIT DHE PER TE SHTUAR FITIMET E TYRE KOLOSALE,NGA KETO SHTETE ESHTE FURNIZUAR LIBIA ME MINAT VDEKJE PRURESE.KETO MINA JANE MBJELLE SIKUR TE ISHIN LULESHTRYDHE NE TOKEN E LIBISE,PER TE GJETUR VDEKJE KUALICIONI NQSE DO HYNTE ME TRUPA NE LIBI.NUK DO KETE TAVOLINE BISEDIMI ME KOLONELIN DHE REBELET E TIJ .UREJTJA E GADHAFIT PO SHTOHET EDHE ME SHUME NGA KUALICIONI.ME VENDOSJEN E MINAVE NEPER FUSHAT E LIBISE DHE ME VRASJEN E NJEREZVE TE THJESHTE PO E TREGON VETEN SI NJE NAZIST I RI.NATO DUHET TE JETE E PAMESHIRSHME NDAJ GADHAFIT.OKB NUK DUHET TE HAROJE VRASJET E GADHAFIT DERI NE 15,000 NJEREZ.PER NATON NUK KA TERHEQJE MBRAPA,NATOS DUHET T’I SHTOHEN EDHE SHTETE TE TJERA NE GODITJEN E LIBISE,NE SHKATERIMIN TOTAL TE QEVERISE TE GADHAFIT DHE REBELAVE TE TIJ.NJE NOTE LAVDERIMI PO MERR EDHE KATARI NE DERGIMIN E 4 AVIONEVE LUFTARAKE PER TE NDIHMUAR NATON.TE BASHKOHEN DHE SHTETE TE TJERA QE NATO TE JETE FITIMTARE.KUSH DO TA KETE RRADHEN PAS LIBISE QE TE GODITET??? BOTA DESHIRON QE NJEREZIT TE JENE TE LIRE DHE NE DEMOKRACI DHE JO TE VRITEN SI NE LIBI.PAS LIBISE E KA RRADHEN……..
    DIKTATORET I PRET GJYQI NDERKOMBETAR,KJO FARE E KEQE QE VRET NJEREZIT PA MESHIRE.
    NATO FORT TE DUA
    ME AVIONET E TUA
    QE I SJELL BOTES LUMTURI DHE DEMOKRACI
    TE PRESIM…………
    MENDIMI I NJE TE HUAJI BRIAN CHRISTOPHER BURDISSO!!

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here