Home Sociale Aleanca “Kuq e Zi”: Të zbardhen bisedimet me Greqinë

Aleanca “Kuq e Zi”: Të zbardhen bisedimet me Greqinë

1352
0

Aleanca “Kuq e Zi” ka reaguar sot në lidhje me takimin mes ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto me diplomatin grek, Ioannis Zepos. Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesit e aleancës kanë kërkuar nga qeveria që të bëjë transparente bisedimet me diplomacinë greke ndërsa janë shprehur kundër takimeve me dyer të mbyllura të ministrave. Sipas tyre, Greqia nuk mund të kushtëzojë Shqipërinë për integrimin evropian, ndërsa theksojnë se ministri grek Lambrinidis injoroi vendimin e Gjykatës Kushtetueses “Qeveria të mos bëjë kompromis me çështjen shqiptare”, thonë përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi në reagimin e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Yannis-Alexis Zepos u takua dje me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here