Home Ekonomi Albpetrol shet 200 mije ton nafte

Albpetrol shet 200 mije ton nafte

1497
0

Albpetrol do të shesë 200 mijë tonë naftë bruto brenda këtij muaji, në një ankand vlera e të cilit mund të arrijë mbi 45 milionë dollarë. Ankandi, i cili përbën shitjen më të madhe të naftës nga kompania shtetërore është njoftuar nga Ministria e Energjisë.

Sipas kushteve të paracaktuara, çmimi dysheme i shitjes së naftës do të jetë sa 71 përqind e çmimit brent në tregjet ndërkombëtare, plus një koeficent K. Ky i fundit është marzhi shtesë, i cili përcakton edhe fituesin e ankandit.

Nafta shqiptare ka një densitet më të lartë dhe cilësi më të dobët sesa ajo që shitet në tregjet ndërkombëtare. Për këtë arsye ajo nxirret në shitje me një vlerë më të ulët sesa çmimi në bursa, e cila përcaktohet nga një komision i posaçëm ekspertësh.

Sipas të dhënave nga Bloomberg aktualisht çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është rreth 330 dollarë për tonë. Kjo do të thotë se ofertat për të blerë naftën e Albpetrol duhet të nisin minimalisht nga 234 dollarë për tonë.

Vitet e fundit industria shqiptare e naftës është goditur fort nga rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Kompanitë private kanë ulur investimet dhe prodhimin, ndërsa Albpetrol është përballur me të ardhura më të pakta.

Kompania shtetërore shpreson se përmes këtij ankandi të mund të gjenerojë të ardhura për të mbuluar shpenzimet, por edhe për të transferuar fitim në buxhetin e shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here