Home Ekonomi AlbaGaz do menaxhoje gazin ne Shqipëri, kerkon rritje cmimi

AlbaGaz do menaxhoje gazin ne Shqipëri, kerkon rritje cmimi

3236
0

Krijohet kompania shtetërore AlbaGaz e cila do të bëjë menaxhimin e gazit në Shqipëri. Dihet shumë pak për këtë kompani por Report ka mësuar se kompania shtetërore e gazit Albgaz duket se e ka nisur aktivitetin e saj me kërkesa për rritje të mëdha tarifore.
Ajo i ka nisur një kërkesë Entit Rregullator të Energjisë për të miratuar për vitin në vazhdim një çmim transmetimi pre 40 lekësh për metër kub gazi natyror, nga 25 lekë për metër kub, që është aktualisht. ERE e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e kthyer sërish për plotësim dokumentesh tek dërguesit përkatësisht Albgaz.

Pak më shumë se një vit më parë kompania Albpetrol është ndarë në dy pjesë. Vetë Albpetroli do të merret vetëm me naftën, ndërkohë që Albgaz do të operojë në tregun e gazit të lëngshëm. Të dyja do të vijojnë të jenë subjekte me pronësi 100% shtetërore sipas dokumentacionit të siguruar nga ReportTv.

Nevoja për të krijuar një ndërmarrje vetëm për gazin lindi si pasojë e faktit që Shqipëria po përgatitet të hyjë në rrjetet ndërkombëtare të gazit natyror nëpërmjet TAP-it, ndërkohë që janë marrë masa edhe për të projektuar një rrjet të brendshëm që do të transmetonte gazin nga kjo linjë në zona të ndryshme të vendit.

Por, pa filluar mirë nga puna, Albgaz kërkon rritje të konsiderueshme të çmimit për shërbimet e saj për të tretët. Faktikisht, në kërkesën e mbërritur pranë ERE-s, ajo kërkon rritje 60% nga shifra e vendosur vitin e kaluar. Këtë e justifikon me një rrjet aktual që është totalisht i amortizuar, i cili përdoret në pak zona të vendit si në Kuçovë, Ballsh, Fier apo Patos, por të gjitha llogaritjet e bëra për të arritur tek kjo kërkesë rezultojnë shumë larg standardeve që janë vendosur me ligj.

Por kompania duket se ka paraqitur një kërkesë nisur nga vlerësime “aforfe’”. ERE ka konstatuar se shoqëria nuk e ka shoqëruar kërkesën për rritje çmimi me Planin e Investimeve për vitin 2018, që do të justifikonte çdo ndryshim, aq më tepër një ndryshim kaq të madh të kërkuar. Po kështu, mungon një llogaritje e amortizimit të linjave dhe pajisjeve aktuale dhe analizat e llogaritjes së amortizimit të parashikuar për vitin 2018.

Nga ana tjetër, nuk argumentohet kërkesa për kthimin mbi kapitalin në shumën prej 55.14 milionë lekësh. Shoqëria nuk ka propozuar një normë të kthimit mbi kapitalinsë, por ka paraqitur një vlerë fikse të këtij elementi të të ardhurave të kërkuara.

Gjithashtu, mungon një vlerësim mbi konkurrueshmërinë e çmimeve të gazit për klientet fundorë, që të pasqyrojë tarifat e rrjetit në vendet fqinje dhe çmimet e klientëve fundorë që furnizohen me gaz natyror në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here