Home Aktualitet Alarmi i policise. Kujdes femijet nga pedofilet e internetit

Alarmi i policise. Kujdes femijet nga pedofilet e internetit

1013
0

Shtim i frikshëm i denoncimit të prindërve shqiptarë për shantazhin që u bëhet fëmijëve të tyre përmes internetit.

Policia e Tiranës ka dhënë alarmin duke theksuar se “Përdorimi i internetit nga të rinjtë ka padyshim nxitje për zhvillim, njohje në fusha të ndryshme ku klikohet për të zgjeruar një material por sigurisht ka dhe anët e errta sidomos kur përdoret nga fëmijët nën moshën 16 vjeç”.

Sipas policisë, tendenca e fundit për të hapur adresa emaili dhe për tu bërë pjesë e rrjeteve sociale ka bërë që fëmijët të rrezikohen nëpërmjet angazhimit të tyre në këto linja.

“Rreziku fillon që në aspektin e përqëndrimit ndaj mësimeve, krijmin e njohjeve të reja në rrjetet sociale, komunikim me shokët ose shoqen e klasës, të cilët mund t’i keqperdorin fotot që ju kanë dërguar në shënjë besimi kur kanë qenë në vazhdim të një lidhje mes tyre”- thotë policia.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës kanë ardhur denoncime të shumta lidhur me fenomenin e Bulizmit që nënkupton sharjet, fyerjet, poshtërimin, kërcënimin, shantazhin, vënien në lojë si dhe keqpërdorimi i fotove në rrjetet sociale,.

“Këto raste kanë lënë gjurmë tek fëmija që bie viktimë duke krijuar tek ai shënja depresioni që arrijnë deri në mendimin për një suicid të mundshëm”- thuhet më tej në reagimin e policisë.

Specialistë të Krimit Kompjuterik si dhe psikologë ë këtij institucioni vënë në pah se këto aspekte janë pjesë e përgjejësisë prindërore si dhe të mësuesve, lidhur me kontrollin në mënyrë të vazhdueshme në internet nga fëmija i tij.

“Prindërit shpenzojnë shumë para për blerjen e aparateve celularë të shtrenjë duke ia dhuruar fëmijës së tyre gjë e cila nuk është e këshillueshme për keto grup mosha pasi vetë ata nuk marrin masa për kufizimin e tyre në internet”-thekson policia.

Psikologët pohojnë se nuk është e nevojshme që një fëmijë nën moshën 16 vjeç të përdorë adresa të ndryshme dhe të lihet i lirë për të vepruar, pasi mund të rrezikohet nga shumë faktorë siç janë edhe rastet e pedofilëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here