Home Ushqim AKU jep alarmin, produktet bulmetore me vaj palme

AKU jep alarmin, produktet bulmetore me vaj palme

805
0

Investigimi mbi përdorimin e vajit të palmës mbi normat e lejuara dhe pa u cilësuar në etiketë tek produktet e gjalpit dhe djathit që prodhohen apo importohen në Shqipëri ka vënë në lëvizje Autortetin Kombëtar të Ushiqmit.

Drejtori i përgjithshëm Dritan Sejko ka urdhëruar marrjen e mostrave në subjektet të cilat prodhojnë dhe përpunojnë produkte me bazë qumështi (gjalpë, djathë kaçkavall, salcë kosi), të cilat do të analizohen në Institutin e Sigurisë Ushqimore Veterinare, ISUV, për përmbajtje të vajit të palmës.

Në fakt, ky është po i njëjti institut ku u dërguan për analizë 20 monstra, 16 gjalpi dhe 4 djathi kaçkavall. Nga rezultatat doli se vetëm një produkt ishte brenda normave, ndërsa 19 mostrat e tjera kishin përbërje të vajit të palmës nga 5 deri në 50 për qind dhe në asnjë rast nuk përmendej në etiketë si përbërës.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ndaj operatorëve të biznesit ushqimor produktet e të cilëve do të rezultojnë të përziera me vaj palme dhe të padeklaruar në etiketë do të merren masa konform legjislacionit në fuqi.

Sipas specialistëve dhe mjekëve, vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut nëse konsumohet pa kriter apo në sasi të mëdha.

Ai përdoret edhe në një sërë produketsh të tjera si ato të brumit, kryesisht embëlsira. Për vitin 2016 në Shqipëri u importuan 3.720 tonë vaj palme dhe në vendin tonë janë 24 kompani që e sjellin këtë produkt për qëllime tregtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here