Home Aktualitet AKU bllokon agro blend, biznes i kandidatit te PD

AKU bllokon agro blend, biznes i kandidatit te PD

1009
0

fiqiri-ismaliliPlot 100 ton miell të kompanisë “Agroblend” dhe 6800 ton lëndë e parë grurë janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pasi jo vetëm nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare dhe dokumentacionin shoqërues, por kanë rezultuar edhe me prezencë të aflatoxin.

Kompania Agroblen sh.p.k ndodhet në Vorë 20 kilometra larg Tiranës me përfaqësuese Hava Ismailin, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Vorë prej tre mandatesh, Fiqiri Ismaili i cili garon sërish më 21 Qershor nën siglën e Partisë Demokratike. Inspektorët e AKU kishin kryer kontroll më 14 maj në ambientet e firmës në fjalë, ku pas konstatimit të mungesës së kushteve higjieno-sanitare morën masa të menjëhershme duke ndërprerë aktivitetin e Agroblend e duke bllokuar fillimisht 41.3 ton miell. Pas kryerjes së analizave në Laboratorin e Sigurisë Ushqimore mielli I bllokuar rezultoi pozitiv për aflatoxin.

Gjithashtu ndaj subjektit Agroblend u mor masa administrative gjobë në vlerën 400 000 lekë.

Për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumtatorit, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë urdhëroi gjatë ditës së djeshme inspektim në firmën e miellit, ku u morën monstra të tjera dhe u bllokuan 100 ton miell e 6800 grurë deri në daljen e përgjigjes së analizave.

“Garantojmë konsumatorët se sasia e prekur nuk ka dalë në treg dhe se mielli që është për përdorim aktualisht është brenda standardeve të percaktuara nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave”, thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj ministrie.

Cfare eshte aflatoksina
Aflatoksinat janë mikotoksina natyrale që janë të prodhuara nga lloje të shumta të Aspergillus, një kërpudhë. Kërpudhat më të zakonshme janëAspergillus flavus dhe Aspergillus parasiticus, Aspergilus niger. Aflatoksinat janë toksike dhe ndër substancat më të njohura kancerogjene. Pas hyrjes në trup, aflatoksinat mund të metabolizohen nga mëlçia ose të kthehen në një formë më pak të dëmshme : aflatoksinë M1.

Aflatoksinat e prodhuara nga koloni të Aspergillus janë të zakonshme dhe të përhapura në natyrë. Ata mund të kolonizojnë dhe të ndotin grurin para korrjes ose gjatë magazinimit. Të lashtat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj infeksionit nga Aspergillus pas ekspozimit të zgjatur në një mjedis me lagështirë të lartë, ose dëmtimi nga kushte të vështira të tilla si thatësira.

Habitati fillestar i Aspergillus është në tokë, bimësi të kalbur, sanë (bari i thatë), dhe drithëra në proces prishjeje; pushton të gjitha llojet e substrateve organike kurdo që kushtet janë të favorshme për rritjen e saj. Kushte të favorshme të përfshijë përmbajtje të lartë lagështi (të paktën 7 %) dhe temperaturë të lartë.

Toksina mund të gjendet edhe në qumështin e kafshëve që janë ushqyer ushqim të kontaminuar.

Nivele të larta të ekspozimit ndaj aflatoksinave prodhojnë nekrozë akute hepatike, duke rezultuar më vonë në cirrozë, ose tumor të mëlçisë. Ataku akut hepatik shfaqet me hemorragji, edemë, çrregullime në tretje, ndryshime në përthithjen dhe/ose metabolizmin e ushqimit dhe ndryshime mendore dhe/ose gjendje kome.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here