Home Sport Agim Cana: Loriku rrefuzoi Francen, Jupi nje buzequmesht

Agim Cana: Loriku rrefuzoi Francen, Jupi nje buzequmesht

595
0

Agim-dhe-Lorik-Cana-300x2941Agim Cana, babai dhe njëkohësisht menaxheri i Lorikut, ka mbetur keq nga deklarata e Redi Jupit dy ditë më parë, i cili tha se kapiteni i Shqipërisë zgjodhi kuqezinjtë sepse nuk kishte alternativë tjetër para afro 12 vitesh.
Agimi thotë se Jupi gabohet rëndë dhe se nuk di asgjë nga ato që kanë ndodhur realisht në atë periudhë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, babai i kapitenit rrëfen me detaje se nuk ka pasur asnjë hezitim nga Loriku për të zgjedhur Shqipërinë, edhe pse në fakt Franca dhe Zvicra e kanë dashur me ngulm të birin.
Reagimi
“Jam i befasuar nga ajo që ka thënë Redi Jupi. Unë e njoh atë dhe nuk e kuptoj qëllimin e kësaj deklarate. Më vjen t’i them se ai (Jupi) është ende një buzëqumësht, i cili nuk ia ka idenë se çfarë ka ndodhur realisht në atë periudhë, por nuk dua të futem në polemikë me të. Koha është zgjidhja më e mirë dhe përgjigjja më e mirë. Rezultatet, arritjet dhe serioziteti i Lorikut flasin qartazi se kush është ai dhe kush është Jupi. E megjithatë, sapo të vij në Tiranë, do ta pi një kafe me Jupin, qoftë edhe miqësisht, sepse nuk më duket serioze e gjithë kjo që ka deklaruar”, deklaroi Agim Cana për “Panorama Sport”.
Refuzoi Francën
“Loriku nuk ka pasur kurrë as më të voglin dyshim se do të luante për Shqipërinë. Kjo ka qenë ëndrra e tij që fëmijë dhe askush nuk duhet ta diskutojë këtë. Por, nuk është e vërtetë se asokohe s’ka pasur oferta të tjera. Përkundrazi, Rajmond Domeneh, i cili drejtonte përfaqësuesen U- 21 franceze të atyre viteve, e ka kërkuar me ngulm Lorikun. Im bir as që e mori fare në konsideratë, edhe pse Domeneh më pat thënë personalisht se do ta priste 48 orë Lorikun për të bërë zgjedhjen finale, para se ai të hartonte listën përfundimtare. Por ka pasur interesim gjithashtu edhe nga Zvicra. E, megjithatë, tani është e kotë që të diskutojmë, sepse koha e ka vërtetuar impenjimin dhe atdhedashurinë e Lorikut për Kombëtaren dhe për shqiptarët. Të tjerët mund të flasin shumë, por rezultatet dhe arritjet e tij nuk të lënë të bësh gabime…”, përfundoi menaxheri i Lorikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here