HYRJE Ekonomi Administrata publike, 1343 vende te reja pune per studentet

Administrata publike, 1343 vende te reja pune per studentet

0
12

Tregu i punës në Shqipëri është cilësuar përherë si i vështirë për ata që sapo dalin nga bankat e shkollës. Në shumicën e rasteve ajo që kërkohet është eksperienca që të sapodiplomuarve u mungon.

Institucionet e qeverisjes qëndrore, ato vendore dhe disa kompani publike e private në vend kanë vendosur që të ofrojnë mundësinë e praktikave të punës dhe numri i vendeve të njoftuara bëhet përmes platformës së ngritur për këtë aspekt.

Ndërkohë të enjten Ministria e Financave dhe një seri institucionesh të tjera publikuan njoftimin për pjesëmarrjen në këto praktika dhe sipas platformës në total numri i vendeve të ofruara është 1343.

Aplikimi mund të bëhet onlinë përmes faqes së vënë në dispozicion për praktikat dhe profilet ku mund të apikohet janë gjithëpërfshirëse.

Vetëm Kryeministria ka lënë si opsion 20 vende për praktikanët që mund të kenë profil studimor si juridik, ekonomik, inxhinieri, shkenca politike.

Gjithashtu institucione të tjera në varësi direkte të Kryeministrisë kanë hapur gjithashtu mundësi për praktikë ku mes të tjerash INSTAT kërkon 19 praktikantë, ASIG 2 dhe drejtoritë rajonale të arkivvës me një total prej 26 studentësh.

Gjithashtu totali i institucioneve që ofrojnë mundësinë e praktikës sipas të dhënave të gjeneruara nga platform është 19 për ato qëndrore, 93 institucione varësie, 19 njësi të qeverisjes vendore dhe 10 shoqëri tregtare. Vetëm OSHEE kërkon 29 praktikantë me profil ekonomik.

Sipas shënimit, të drejtën për të aplikuar në programin kombëtar të praktikave të punës e kanë të gjithë ata që kanë përfunduar studime të ciklit të parë (bachelor) dhe janë duke studiuar apo kanë përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lart përmëndura në përshkrimin e bërë nga secili institucion.

Programi parashikohet që të zgjasë tre muaj. Platforma është ende në rifreskim të dhënave dhe në ditët në vijim pritet që numri i vendeve të lira për praktikë të rritet ndërkohë që listës mund t’i shtohen institucione të reja.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here