Home Aktualitet Abuzimi me rrugët, prokuroria dërgon në gjyq dosjen e “peshqve të mëdhenj”

Abuzimi me rrugët, prokuroria dërgon në gjyq dosjen e “peshqve të mëdhenj”

15715
1

Dergohen ne gjyq dy ish drejtoret e rrugeve, Andi Toma dhe Dashamir Xhika si dhe vartes te tyre e biznemene te akuzuar per abuzime me tenderat e rrugeve. Toma dhe Xhika jane konsideruar edhe si peshqit e medhenj te arrestuar pas nisjes se reformes ne drejtesi.

Burimet zyrtare njoftuan se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet për procedimin penal Nr.740, regjistruar datë 11.04.2016, dhe ka depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan “Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq”, në ngarkim të të pandehurve:

1) Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 22.01.2008 – 07.10.2013,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

2) Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3) Rexhep Tarba, Mbikqyrës i punimeve, adminstrator i shoqërisë “Zenit-06” sh.p.k,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

4) Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

5) Kujtim Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal,
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

6) Rezarta Bokçiu, administratore e shoqërisë “Arifaj” sh.p.k.,
– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.
– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

7) Lek Tushaj, Drejtor i Drejtorise se Sigurimit te Cilesise prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

8) Astrit Qafa, Pergjegjes i Sektorit te Kualifikimit prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

9) Malvina Kallabaku, Specialiste, Sektori i Kualifikimit pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit,
– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.
– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

10) Afërdita Basha, Specialiste, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit,
– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.
– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

11) Kastriot Braha, Specialist, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

12) Shoqëria tregtare “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, me Nipt.K12911201C, me qendër në Elbasan,
– E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

13) Shoqëria tregtare “Arifaj” sh.p.k, me Nipt.J76418907K, me qendër në Tiranë,
– E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

14) Shoqëria tregtare “Zenit-06” sh.p.k, (“Zenit & CO”), me Nipt.K61731002D, me qendër në Tiranë.
E akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here