Home Bukuria A jane te demshme letrat e lagura?

A jane te demshme letrat e lagura?

933
0

83Ajo që mund të mos dish është fakti që letrat e lagura nuk fshijnë krejtësisht papastërtitë dhe grimin e fytyrës. Pastruesit e fytyrës dhe letrat e lagura përmbajnë të njëjtët përbërës, por me letrat e lagura shmang një hap shumë të rëndësishëm – shpëlarjen me ujë. Për këtë arsye fytyra do të përmbajë akoma papastërti.

Derisa nuk e shpëlan fytyrën me ujë dhe menjëherë, një pjesë e mirë e baktereve dhe papastërtive që mbeten në lëkurë bëhen shkak për irritime të mëtejshme të saj. Kjo mund të ndikojë në çdo lloj lëkure – e thatë apo e ndjeshme, por sidomos mund në fytyra me probleme si ato me ekzemë, me akne etj.

Po ashtu, një gjë tjetër që ndikon në irritimin e lëkurës është edhe forca apo lëvizja e ashpër që bën ndërsa pastron fytyrën me letra të lagura.

Si përfundim, letrat e lagura janë mënyra më e mirë dhe shumë komode për të hequr grimin. Nëse nuk ke zgjidhje tjetër dhe ke nevojë t’i përdorësh, sigurohu që pas pastrimit me to ta shpëlash fytyrën me ujë të bollshëm në mënyrë që të largosh çdo lloj papastërtie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here