Home Aktualitet A ishte gjendja shendetesore e djalit qe çoi Dr. Florin drejt vdekjes?

A ishte gjendja shendetesore e djalit qe çoi Dr. Florin drejt vdekjes?

592
0

dr. flori1Mësohet se shkaqet që mund ta kenë shpënë drejt vdekjes Dr Florin kanë të bëjnë me një gjendje të thellë depresive.

Nga burime të njerëz të tij afërm mësohet se këngëtari i njohur ishte shumë keq në javët e fundit. Shkak për këtë mësohet të ketë qene një problem shëndetësor i birit të tij të porsalindur për kurimin jashtë të të cilit, ai nuk kish arritur dot të siguronte të ardhura. Madje mësohet se si pasojë e kësaj kishte vendosur të shiste edhe shtëpinë. Pasi ka përfunduar formalitetet e kësaj shitjeje, me parratë e marë ai ka mbyllur borxhet që kishte dhe pjesët e mbetura ia ka kaluar të shoqet Blerinës, 29 vjec. Nuk dihet sa ishte shuma e këtyre transaksioneve sepse cic thoshte edhe vetë në intervisat Florian Kondi: “mëkatet dhe lekët nuk tregohen”.

Por pasi ka bërë këto veprime ai ka qenë në kërkim të një kredie për të bërë analizat për dialin e porsalindur. Ndoshta mungesa e marries së saj, pamundësia për të siguruar kurimin e qenies së dashur e ka shtyrë atë drejt një depresioni të theksuar. Kush e ka takuar florianin javët e fundit flet pikërisht për një gjendje të theksuar depresive.

Po a kishte ai në plan të bënte dicka të rëndë? A lidhet vdekja e tij sot me gjendjen e tij psikologjike? E vështirë të thuhet. Megjithëse të gjitha veprimet e kohëve të fundit të lenë të mendosh se gjithshka, deri në marrjen e overdozës ka qenë e përgatitur.

Gjithësesi, ajo që mësohet nga të afërmit e tij është fakti se gjatë natës së mbrëmshme, nën efektin e gjendjes së tit të rëndë, ai ka marrë një mbidozë kokaine. E llahtarisur e shoqja e tij Blerina ka marrë rreth orës 6 të mëngjesit, të vëllain, pasi ka kuptuar se gjendja ishte bërë e pakontrollueshme. Por përcapja e saj ka qenë e kotë dhe e vonuar. Këngëtari ka vdekur në duart e të vëllait. Nuk ka vlejtur fare shkuarja e tij në ambulancë, as dhe doza e insulinës që i ka injektuar mjeku. Florian Kondi ka dhënë shpirt ende pa mbërritur në spitalin Nënë Tereza. Mbidoza e marrë me dashje apo nga pakontrrolli i ka marrë jetën. Pikërisht ashtu sikurse këngëtari par deklaruar në daljen e tij të fundit në emisionin “Zonë e Lirë”: “Ashtu të merr ajo (droga). Nuk e kontrollon dot atë… Rreziku është i madh. Është armë e fuqishme. Rreziku është i madh që të të mundi droga, jo ta mundë njeriu drogën, dmth ta kontrollojë”.

Ashtu e mori ajo edhe Dr Florin, artistin kontrovers që ashtu si me jetën dhe kthesat e tij, me këngët që bëri, me njerëzit që mbështeti apo fshikullojë, do të lërë pas një mister: a pati një fluturim të programuar drejt qiellit, apo rrealizojë dhe në jetë profecinë që kish thënë në TV, e mundi droga?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here