HYRJE Rajoni A eshte Vuçiç me prejardhje shqiptare?

A eshte Vuçiç me prejardhje shqiptare?

0
149

vucicNë mediat kosovare, që i referohen një portali kroat, po qarkullon një lajm, sipas të cilit, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç është djali jashtëmartesor i një shqiptari. Bëhet fjalë për gazetarin Fahri Musliu. Sipas portalit Dnevno.Hr, gazetari Musliu është babai biologjik i Vuçiç.

Ky portal ka postuar edhe foto të Musliut dhe Vuçiçit për të treguar ngjashmërinë që kanë.

Portali kroat nënvizon se Fahri Musliu ka patur lidhje me nënën e Vuçiçit në kohën kur punonin të dy në Radio Televizionin e Serbisë, RTS.

Ndërsa Express shkruan se në librin “Haske Muke” (Mundimet e Hagës), të autorit Ljubisa Petkovic, ish-nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, thuhet se “Vuçiç ia ka dhënë besën babait të tij, Fahriut, se Kosova do të ndahet nga serbia”, shkruan portali Dnevno.Hr.

Për këtë thuhet se Shërbimet Sekrete kanë edhe një video dhe se vetë Vuçiç e ka pranuar se e ka baba Muslun. Por gazetari shqiptar që jeton në Beograd e ka mohuar të jetë babai i kryeministrit Serb. Ai, i gjendur përballë një lajmi të tillë, ka thënë se biografia e Vuçiçit gjendet lehtësisht në Google dhe se gjithçka tjetër është spekulim.

Por, nuk janë këto lajmet e fundit që ndërlidhen me prejardhjen e kryeministit serb. Mediat në Serbi thonë se ai shantazhohet me video nga Brukseli, për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Thuhet se fjala është për video homoseksuale, mes Vucicit dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike të Serbisë, Miodrag Rakic.

Gazetari beogradas Milovan Brkic, thotë se Vuçiç dhe rrethi i tij janë “lozha e parë e homoseksualëve në Serbi”.

“Për shkak të dashurisë së Vucicit për prapanicën e huaj, ai është i gatshëm të vijnë të huajt, e që përgjithmonë të na pushtojnë”, -ka shkruar ai.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here