Home Aktualitet 5 te plagosur ne aksin Levan – Vlore, shkak pagjumesia

5 te plagosur ne aksin Levan – Vlore, shkak pagjumesia

546
0

aksident-vlorePagjumësia për pak i ka kushtuar jetën drejtuesit të një makine dhe 4 personave me të cilët ishte nisur për pushime në jug. Mëngjesin e kësaj të marte automjeti i tyre tip Golf u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në aksin Levan-Vlorë.

Ata kishin zgjedhur ta nisnin herët udhëtimin e tyre për të shmangur kështu trafikun e shumtë në këtë sezon veror. Pikërisht prej pagjumësisë shoferi ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të përplaset fillimisht me bordurën anësore të autostradës e më tej të kthehet përmbys në mes të rrugës.

Burime nga policia e qytetit bregdetar thanë për A1Report se 5 të plagosurit janë transportuar për në spitalin rajonal të Vlorës.

Mjeti i aksidentuar është me targa greke IEP 5274.

Nga fotot qe A1 Report siguron nga vendi i ngjarjes duken edhe çantat e objektet e nevojshme qe ata kishin marre me vete per pushime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here