Home Bukuria 3 hapat per te dalluar nje parfum origjinal

3 hapat per te dalluar nje parfum origjinal

3230
0

Parfumi është një një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre akesorëve më përcaktues në stilin e një personi.
E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum? Ndoshta sepse na kujton diçka. Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson. E vështirë përgjigjja.
Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme tek kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij. Është e vështirë të përcaktosh nëse ekziston një ditë ose stinë e veçantë ku duhet përdorur vazhdimisht parfum, por njëzëri pohojmë që ditët e nxehta të verës do të ishin të paplota pa nuhatjen e aromave joshëse.

Zgjedhja e një parfumi është tejet individuale duke filluar nga aroma, përmbajtja, marka e preferuar etj, por a jeni gjithmonë të sigurtë që produkti që keni blerë është origjinal ? Nuk duam aspak të hedhim hije dyshimi mbi cilësinë e mallrave që shiten në Shqipëri, por eksperienca ka treguar që shpeshherë bëhen mashtrime të mëdha dhe përfundoni duke blerë një produkt të lirë dhe mbi të gjitha IMITIM.

Në këtë artikull do të gjeni tre hapat që do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur dhe të mos bini pre e mashtrimeve.

1.Ambalazhimi

Në pjesën e poshtme të parfumeve orgjinalë, aty ku gjendet barkodi, është i gdhendur një kod i veçantë që ndryshon nga prodkuti në produkt, por tregon origjinalitetin e tij. Në parfumet fake, ky kod nuk ekziston.

2.Ngjyra e parfumit 

Parfumet te cilat jane nje imitim kane nje ngjyre me te erret sesa parfumet origjinale.

3.Menyra e paketimit

Parfumet origjinale kane nje menyre paketimi si ne foto ku shishja eshte e vendosur mire  ne paketim nderkohe qe parfumet origjinale nuk e kane nje te tille.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here