Home Aktualitet 24-vjeçari gjendet i vdekur ne shtepi, disa dite pasi kishte dale nga...

24-vjeçari gjendet i vdekur ne shtepi, disa dite pasi kishte dale nga spitali

817
0

endri-dhimitriNjë 24-vjeçar është gjetur i vdekur në rrethana misterioze në banesën e tij në rrugën ‘’Don Bosko’’, në kryeqytet.
Sipas informacioneve nga policia, shkak i vdekjes së 24-vjeçarit është bërë hemoragjia e brendshme.

24 vjeçari është identifikuar nga policia si Endri Dhimitri, nga Përmeti. Menjëherë pas lajmit të vdekjes së 24-vjeçarit ka reaguar në facebook faqja ‘’Bashkësia Përmet’’, ku shkruan se 24-vjeçari që u nda nga jeta në ule të rinisë, nuk kishte pasur gëzime në këtë jetë.

Para 3 vitesh, sipas kësaj faqje ai kishte mbetur jetim pasi nëna e tij kishte ndërruar jetë. Ekspertët mjeko-ligjor do të kryejnë autopsinë për të zbardhur edhe shkaqet e vdekjes së 24-vjeçarit. Mësohet se para disa ditësh kishte dalë nga Spitali i Traumes ku ishte shtruar në gjendje të rëndë pasi kishte konsumuar sasi të medha alkooli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here