Home Aktualitet Arrestohet biznesmi nga Durresi, ndertoi 3 kate pa leje

Arrestohet biznesmi nga Durresi, ndertoi 3 kate pa leje

583
0

pallati-shkembi-kavajesPolicia e Durrësit ka vënë në pranga biznesmenin Enver Shala.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur kapjen  e shtetasit në kërkim dhe fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë në ngarkim te 49 vjeçarit, banues në Durrës.

Më datë 17.02.2017, ora 13:15, tek Shkëmbi i Kavajës, pronë e shtetasit të mësipërm, janë shembur tre katet e fundit. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike , të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i  pronës nga pakujdesia “dhe“Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”parashikuar  në nenet 161 dhe 289  të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here