Home Politike 21 Janari, Rama: “Nuk mbyllet pa drejtesi”

21 Janari, Rama: “Nuk mbyllet pa drejtesi”

553
0

rama-babaramoEdhe pse raportet Qeveri-Presidencë kanë hasur në sulme e kundërsulme publike, kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asnjë ngërç me Presidentin Bujar Nishani, ndërkohë që thotë se çështja e 21 janarit nuk është mbyllur dhe për të do të vendoset drejtësi. I ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, kreu i qeverisë thotë se këtë e tregon edhe dialogu konstruktiv me Kreun e Shtetit sa i takon zgjedhjes së Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. Duke u shprehur se ngjarja e ndodhur në Bankën e Shqipërisë është mjaft e rëndë, kryeministri thotë se bashkëpunimi me presidentin në këtë pikë është shpresëdhënës. Kreu i qeverisë tha se është ngritur tashmë një Komision për zgjedhjen e 8 kandidaturave nga 151 aplikime.

Kreu i qeverisë ndërkaq tha se do të ketë liberalizim të tregut të energjisë, ndërsa theksoi se qeveria do të jetë mburojë e konsumatorëve familjarë dhe shtresave në nevojë.

Duke u ndalur tek tryeza e mbledhur sot nga Presidenti Bujar Nishani për reformën në drejtësi, Rama tha se nevojitet gjithëpërfshirje, ndërsa tha se qeveria që ai drejton është e vendosur në reformimin e këtij sistemi.

I pyetur lidhur me përgjimet e SHISH, kryeministri Rama nuk ka dashur të japë koment.

Zoti kryeministër sot presidenti ka thirrur tryezën për reformën në drejtësi. Presidenti Nishani tha se kjo reformë duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ju çfarë kontributi do jepni dhe a ka qeveria një strategji për këtë reformë? Ku konsiston ajo?
Padyshim që duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale. Unë preferoj ta lejoj opozitën të bëjë punën e vet. Në duhet të bëjmë punën, dhe të mos ndalojmë së bëri këtë. Unë mund t’ju siguroj se ne kemi një vizion të qartë për reformën në drejtësi, kemi një strategjitë gjithëpërfshirëse. Dhe nëse deri më sot nuk ka startuar faza e çeljes së debatit të gjerë mbi të cilin do të ndërtojmë hap pas hapi gjithë ngrehinën e re të sistemit, kjo ka ardhur si rezultat i nevojës për të përfshirë të gjithë. Iu përgjigjëm me kënaqësi ftesës së presidentit. Madje ne iu drejtuam presidentit, pasi ishin nisur të gjithë përgatitjet për këtë reformë. Duke qenë së ishte përgatitut edhe presidenti për një reformë të tillë, i propozuam bashkimin e këtyre dy nismave, dhe përfshirjen e aktorëve politikë, gjë që ai e priti me gatishmëri. Është me rëndësi që reforma të jetë gjithëpërfshirëse. Besoj mbi të gjitha për një Shqipëri më të drejtë.

A besoni se do jetë konsensuale nisur nga fjalimet e mbajtura. Ju latë të kuptohet se do ketë reformë të thellë ndryshimesh edhe në drejtësi, ndërsa Basha u shpreh për mospërfshirje të politikës.
Është puna e opozitës të flasë, është detyra jonë të bëjmë punën. Reformën në drejtësi në radhë të parë publiku e pret prej nesh. Ata që ishin patën 8 vjet kohë për ta bërë, për një kohë patën edhe gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar. Por pakti për drejtësinë i ndërtuar mbi eksperienca të mira evropiane asnjëherë nuk doli në tryezën e qeverisë, si një ftesë për të ndërtuar një proces së bashku. Ne do të jemi pjesë e procesit. Qeveria do ta mbështesë me të gjithë fuqinë e vet këtë proces. do të ngrihet një komision i posaçëm për reformën në drejtësi. Ministri i Drejtësisë prezantoi në detaje situatën. Me çeljen që presidenti i bëri procesit, ne synojmë të niset një reformë gjithëpërfshirëse.

Qeveria dhe presidenca janë përfshirë në sulme dhe kundërsulme publike . Psh presidenti ju ka akuzuar publikisht se synoni të vini nën kontroll institucionet e pavarura. Duket sikur keni hyrë në një ngërç total. A ka mundësi bashkëpunimi apo do kërkoni një zgjidhje tjetër duke kërkuar shkarkimin e tij në parlament?
Nuk ka asgjë totale mes nesh dhe as ngërç. Jemi në një marrëdhënie të hapur, në një marrëdhënie komunikimi të rregullt. Kemi pasur edhe kundërshti që janë shprehur të hapura, edhe me votë, apo presidenti me deklarata. Në disa raste është kaluar caku, ka pasur disa kapërcime, por në të gjithë rastet me duhet ta them se asnjëherë ne si shumicë nuk kemi rënë në batakun e asaj tradite që e ka parë gjithmonë atë godinë ku qëndron presidenti, si pjesë që mund të goditet me topa balte. Nga ana tjetër ka pasur edhe aspekte pozitive bashkëpunimi. Dialogu që kemi hapur për të ardhmen e Bankës së Shqipërisë është mjaft mbresëlënës. Presidenti nuk e pengon dot qeverisjes. Nuk i kam kuptuar asnjëherë kryeministrat që sulmojnë presidentin, madje edhe kryeministrin e kaluar, pasi kryeministri ka mandatin dhe qeveris për popullin.

Me marrëveshjen e PDIU numrat e shumicës në parlament i afrohen kuorumit për të ndryshuar kushtetutën apo për të ndryshuar presidentin. Si do të përdoren?
Kam parë në gazeta që negociatat janë ndare e janë ndarë edhe poste, ndërkohë që s’ka negociata, ka një komunikim që është vendosur për reformën territoriale-administrative. Ku PDIU luajti një rol konstruktiv. Jemi në komunikim, por nuk ka negociata. Pjesë e reformës në drejtësi është edhe ndryshimi i Kushtetutës, dhe për këtë kërkojmë edhe bashkëpunimin e opozitës.

Si po i gjykoni punët e prokurorisë ? A po bën sa duhet për të luftuar korrupsionin. Një jurist i njohur thotë gjysmë me humor se drejtësia shqiptare ende nuk ka rrjeta për të kapur peshqit e mëdhenj…
Jemi ende larg ndëshkimit të krimit në nivelin e duhur. Jemi ende larg futjes së shoqerisë e vendit në zonën e ndëshkueshmërisë. Sot ne kemi dy probleme themelore. E para jetojmë në një vend ku drejtësia nuk është e drejtë, dhe së dyti jetojmë në një vend ku nuk jemi të barabartë para ligjit. Psh janë dënuar me denime të ndryshme, deri edhe në burg, ata që u vunë para drejtësisë, ata që shkelën kufirin që ndan kufirin e një proteste të drejtë e një jo të drejtë.

Kur do nisë procesi i 21 janarit?
Unë besoj se 21 janari është një nga ato plagë që nuk mbyllen kurrë pa drejtësi. Drejtësia për atë lloj plage mund të vonojë, por nuk do harrohet.

Prej disa javësh në shtyp shkruhet se SHIK ka shkelur ligjin duke përgjuar bisedat tuaja telefonike, të kryetarit të parlamentit dhe shumë deputetëve. A keni dijeni ? Çfarë masash do ndërmerrni?
Nuk dua të bëj koment për këtë çështje. Nuk kam koment.

Flasim për zgjedhjen e Guvernatorit të ri. Ju këmbëngulët për një bankier të huaj madje u fol dhe për emrin e ish0guvernatorit të Argjentinës?
Unë nuk kam bërë një këmbëngulje të tillë të madhe. Unë këmbëngul në një pikë, ajo që ndodhi në BSHh, nuk vlen për të çuar deri në fund një proces gjykimi por për të vlerësuar kapacitetet nevojat sfidat dhe një kompleks gjerash për të vendosur jo vetëm kush do jetë Guvernatori apo anëtarët e Këshillit por si do të organizohet. Ne kishim nisur diskutimet për të prekur ligjin e BSH. Tani është më e nevojshme. Kur kam takuar anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk kam parë asnjë që të ketë punuar në një Bankë Qendrore. Kjo është një e dhënë shqetësuese, sistemi financiar është një botë më vete, sistemi bankar është një botë më vete. Unë besoj se nuk është e lehtë që e kemi një Guvernator mes nesh e ta marrim ta vëmë në krye, pas kësaj goditje që ka ndodhur. Është një institucion në një rrjet të tërë e ndaj ka rëndësi besimi tek BSH. Për mua s;ka asnjë problem, Guvernator i huaj apo dhe një shqiptar që kur të vendoset jep një garanci financiare.

Presidenti tha se Guvernatorin e zgjedh unë. Jeni në dialog?
Kemi një dialog me presidentin. E mirëkuptoj e përgjigjen e presidentit, nuk ka qenë e prerë me sëpatë. Në këtë proces jemi në bashkëpunim dhe shpresoj të dali një produkt që do t’i bëjë nder vendit tonë. Koha nuk pret dhe është çështje që do zgjidhet shpejt. Një grup i posaçëm që kemi ngritur për të Komisioni ne do zgjedhim 8 nga 151 aplikime. Ky grup do të jap dhe një opinion përfundimtar.

Vjedhja është më e madhe se ajo e deklaruar?
Nuk disponoj të dhëna hetimore me shumë se ju.

Opozita ka bojkotuar Parlamentin. Një nga kushtete është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, do t’i plotësoni?
Kemi një opozitë që është vetëtendosur për të kapërcyer një sitatë, njësoj si të nesërmen e goditjes dramatike të 23 qershorit. Sillet si një qeveri në mërgim. Ne nuk jemi si ata dje që shanin opozitën. Kur është e nevosjme japim deklarata për publikun, jo për opozitë. S’ka marrëdhënie të tendosura mes qeverisë dhe opozitës.

S’ka marrëdhënie të tendosura, ndërsa debatuat me deputetin Ristani dhe në dialogun e nivelit të lartë me BE-në….
Ju nuk ishin në sallë. Dhe në sallë nuk ishte askush nga ata që rendën ta japin lajmin. Sa i përket deputetit në fjalë gjendja e tij e dehur në ushtrimin e detyrës e bën të pabesueshëm. Nuk e di a është esëll zotëria, dhe nëse është ai është i dehur nga natyra. Unë s’kam thënë asnjë gjysmë fjalë dhe nuk shpenzoj asnjë fjalë në drejtim të atij personazhi. Që të mos thani se iu shmanga pyetjes, ka pasur një këmbëngulje në lidhje me Komisionin Hetimor, që pavarësisht kësaj, të votojmë një Komsion Hetimor që duan. Ne kërkuam zgjerimin e objektit të hetimit, por kemi biseduar që t’ia lëmë pa diskutim fare. Unë s’kam problem ta ngrenë dhe për mua.

Zgjedhjet lokale po afrojnë. Kandidati për Tiranën do jetë nga LSI apo PS?
Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm e s’kemi nge për këto gjëra. S’kemi nevojë të marrim shumë kohë, ne funksionojmë si aleancë, hyjmë në zgjedhje si aleancë dhe do të bëjmë një fitore më të madhe se ajo e 23 qershorit.

Do të rritet çmimi i energjisë?
Diskutimi për çmimin është një diskutim që mund të bëhet vetëm kur qeveria dhe falë punës intesive të menaxhimit të ndërmarjes së shpërndarjes të paguajën të gjithë. Do të shkojmë drejt liberalizimt të tregut. Ne do të jemi mburojë e konsumatorëve familjarë. Unë kam këmbëngulur, për një reformë tëresore dhe rrënjësore për një model të ri të sistemit. Kemi një pamje të qartë të sektorit të energjisë, qeveria shqiptare do administrojë sistemin me vizion afatgjatë dhe strategji të qartë dhe të shtrirë në vite.

Berisha thotë se premtuat ulje të çmimit përmes uljes së TVSh, ndërkohë që do rrisni energjinë me 20%. Çfarë përgjigje i jepni?
S’kam përgjigje për të dhënë. I bie t’i përgjigjesh të gjithë fansave të FB. S’e kam as fans në FB. Sa ish-kryeministra ka, nuk mund të përgjigjesh.

Situata ekonomike nuk duket ajo që u fol nëse kemi parasysh shifrat e publikuara sot nga INSTAT. Si është kjo?
Nuk është kjo e vërteta. Ka një metodikë krahasuese me 3-mujorë. Është krahasuar tremujori i dytë i këtij viti, me tremujorin e dytë të vitit zgjedhor, ku u bë edhe bumi i madh i investimeve dhe ku u hap dhe gropa e madhe për Shqipërinë. Nëse krahasojmë tremujorin e dytë të këtij viti me atë tremujor të 2013, kjo situatë quhet e tillë, pasi i shkriu të gjitha ç’kishte për të mbushur me asfalt. Ndërsa nga tremujori i parë i këtij viti te i dyti e te i treti, do të shkojmë atje ku kemi parashikuar, një rritje mbi 2 %. Kemi për herë të parë rritje të qëndrueshme ekonomike, pas krizës, dhe gropës së madhe të borxheve të krijuara nga qeveria e mëparshme. Kemi rritje në ato pika ku ne jemi fokusuar për të rimëkëmbur modelin e zhvillimit. Kemi rritje në bujqësi, në manifakturë. Kemi mbi 11 % rritje të punësimit në sektorin privat. Nuk jemi në kushtet të ulemi e të sodisim bahçen e rilindjes, por në kushtet për të vendosur themelet e zhvillimit. Ka rritje të të ardhurave. Kjo na bëri të rishikojmë buxhetin pozitivisht. Kemi futur para në shëndetësi, 11 mln dollarë për autoambulancën. Kemi financuar policinë me rreth 3.5 mln dollarë për mjete. Kemi investuar për të filluar procesin e kalimit nga librat tek tabletat dixhitale dhe për të mbyllur hendekun e madh mes fëmijëve të varfër dhe fëmijëve të familjeve me të ardhura të mjaftueshme për të përballuar arsimimin. Kemi financuar mbylljen e 51 projekteve të rrugëve dhe financimin e fillimit të 100 punimeve të rrugëve. Të gjitha këto para erdhën nga të ardhurat në buxhetin e shtetit. Pretendojmë të shkojmë deri në 350 milionë dollarë pagesa borxhesh për sektorin privat, deri tani janë paguar 260 milionë dollarë. Ka ende për të paguar. Kemi marrë përsipër ta paguajmë për tre vite, por në duam ta mbyllim për dy vjet.

Premtuat legalizime falas dhe përfundim të këtij procesi brenda katër vitesh. Duket se asnjë nga këto dy elemente të këtij premtimi s’po mbahet …
Në 8 vite ata që ishin bënë në total 21 700 legalizime. Brenda vitit të parë të qeverisjes ne kemi bërë 10700, dhe do vijojmë për t’i bërë 25 mijë brenda vitit të parë operacional. Legalizimet janë falas. Legalizimet janë procedurë. Ky proces nuk është lënë zvarrë më, siç është lënë për vite të tëra. Nuk është më qytetari që shkon te ALUIZNI, por ALUIZNI shkon tek qytetari.

Në “Twitter” gjatë ditëve të fundit po postoni foto të ndryshme. Një obelisk brenda një lokali, apo një lokal ngjitur me një shtyllë të tensionit të lartë. Basha thotë se kanë qenë si ndërtime edhe kur ju keni qenë në bashki.
Këtu e tre vjet më parë kush është në bashki. Po nuk ka faj se as për këto vite nuk ka qenë në bashki. Por ka edhe një mitmarrje masive nga ana e inspektoriatit të bashkisë për të lejuar këto zgjerime. Është koha që trotuaret t’i kthehen qytetarëve, edhe hapësirave të lagjeve. Unë i kërkoj shumë ndjesë qytetarëve se kujtojnë se janë ndërhyrje selektive. Por nuk është kështu. Ato objekte janë të hipotekuara ilegalisht dhe nuk mund të shemben pa një vendim gjykate. Por ne këto çështje i kemi referuar në prokurori këto raste.

Pati kundërshtime sa i takon prishjes së obeliskut në Kavajë.
Aty me në fund, të cilat në Kavajë morën votat 20 vite, nuk e ndërtuar kurrë një shesh, edhe për atë që ndodhi në atë shesh si një protestë ani komuniste. Po bëhet Kavaja një qytet mesdhetar. Nuk do ketë monument, sheshi vet mund të jetë monumenti. Ka ikur koha kur ndërtoheshin monumente, i ka lënë pas realizmi socialist. Jemi në kohën kur sheshet iu jepen qytetarëve jo monumenteve.

Keni një bilanc për një vit qeverisje?
Jemi brenda parashikimeve, rifillimi i rritjes ekonomike, është një arsye për të qenë me besim, rendi dhe siguria kanë hyrë në parametra të tjerë, legalizimet po shkojmë përpara, rritja e eksporteve. Në politikën e jashtme e pranojnë të gjithë, e përjashto ndonjë që e bën dikush që është caktuar në qeverinë e mërgimit për punët e jashtme, ka konsensus se është bërë një punë e madhe. Rrugët e vendit dhe hapësirat publike. Programi i rilindjes së qyteteve. Një reformim rrënjësor në sistemin arsimor, kemi vendosur bazat për një ndryshim radikal. Mbyllëm universitetet që shisnin diplomat pa asnjë vlerë. Jam i kënaqur nga të gjithë ministrat.

Përlotja e ministres?
Mediat kanë punën e tyre, ne kemi punën tonë…..unë nuk komentoj mediat, mediat më komentojnë mua. Këto janë fakte që lindin e vdesin në media. Pastaj boll kemi parë ministra që tallen e qeshim me këtë popull, ka dhe ndonjë ministër që duhet të qajë. Nuk kam parë lot.

Flasim për vizitën në Serbi… do ta hapnin çështjen e Kosovës? Do t’i kërkoni ta njohë si shtet?
Kosova është shtet i pavarur demokratik europian, Kosova ecën me këmbët e veta. Pjesa e diskutimit që ka të bëjë me Kosovën, marrëdhëniet me shqiptarët, është pjesë normale e diskutimit. Historia e Tiranës që e shikon Kosovën nga lart dhe e merr për dore ka mbaruar. E shikojmë njëri tjetrin si të barabartë. Për një Shqipëri europiane dhe Kosovë europiane.

Një këshillë vëllazërore zotit Thaçi
Nuk jam në pozitën t’i jap mësime….. këshillat në këtë rast nuk kanë rëndësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here