Hyrje » Archive for January, 2012
Minatorët e Bulqizës në ditën e 14-të të grevës
Minatoret e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 14 të grevës së tyre të urisë. Janë 13 minatorë të cilët janë ngujuar në nivelin 1400 metra nën tokë në galeritë e minierës së Bulqizes. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë mjaft e rënduar.
Nje dite me pare, kreu i Konfederatës, Kol Nikollaj tha se gjendja e minatorëve është mjaft e rënduar, por se ata janë të...
Monro vrau veten, sepse u nda nga Bob Kenedi
Janë zbuluar dokumente sekrete sipas të cilave aktorja e njohur hollivudiane u vetëvra një ditë pasi zhvilloi një takim shumë sekret me Bob Kenedin. Këtë lajm e konfirmoi Ronald Kesler gazetar i Nju Jork Taims. Kesler sapo ka publikuar librin “Sekretet e FBI-së”
“Zërat për një marrëdhënie mes aktores dhe njërit prej vëllezërve Kenedi, kishin kohë që qarkullonin, por këtë...
Greva, METE, ultimatum për ACR-në dhe minatorët
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me anë të një deklarate për shtyp u kërkoi kompanisë ACR dhe minatorëve të rinisin urgjentisht dialogun për gjetjen e një marrëveshjeje.
Ministria theksoi se po ndjek me shqetësim situatën e rënduar në grevën e urisë së minatorëve të Bulqizë ndërsa u bën thirrje negociatorëve, drejtuesve, minatorëve si dhe palëve që akuzojnë...
Itali, plumba ndaj shqiptarëve, një i vdekur, tjetri i plagosur
Është ekzekutuar më armë zjarri një emigrant shqiptar në Torino të Italisë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave 37-vjeçari shqiptar është identifikuar dhe quhet Indrit Kuçi. Ai ishte emigrant në shtetin fqinj u gjet i vdekur në një makinë.
Mediat italiane duke iu referuar burimeve të policisë shkruajnë se emigranti shqiptar u gjet i vdekur në sediljen...
Bisedimet Kosovë-Serbi nisin më 5 shtator
Pavarësisht gjendjes në terren bisedimet në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të vazhdojnë në shtator. Sipas mediave kosovare pritet që në 5 shtator kryetarja e delegacionit kosovar Edita Tahiri të takohet me homologun e saj serb Borisllav Stefanoviç për të nisur raundin e ri të bisedimeve. Ndërkohë ndërmjetësi i bisedimeve, Robert Cooper, ka përshëndetur marrëveshjen...
5 shtete i japin ultimatum Serbisë: Për Kosovën nuk ka kthim prapa
Pesë shtetet më të fuqishme të botës: SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia i kanë dërguar një ultimatum të mërkurën mbrëma Serbisë, në të cilën i është bërë e ditur se nuk ka kthim prapa situatës së 25 korrikut.
Lajmin e ka transmetuar sot media serbe “Alo”, e cila citon burime të afërta me qeverinë në Beograd, që e ka pranuar ultimatumin. Në këtë...
ACR: Jo bisedime me sindikatat por vetëm me minatorët
Ende pa nisur mirë bisedimet mes përfaqësueve të ACR-së dhe minatorëve të Bulqizës për të arritur një marrëveshje për t`i dhënë fund grevës të urisë kanë nisur edhe problemet e para. Administratori i kompanisë ACR Bedineishvili përmes një mesazhi drejtuar minatorëve ka kërkuar që bisedimet të zhvillohen me ta dhe jo me përfaqësuesit e sindikatave.
“Vij sot në Bulqizë...
Serbia fajëson BE-në për shtyrje të bisedimeve
Serbia fajëson Bashkimin Evropian për shtyrjen e bisedimeve. Akuzat e Beogradit nuk janë bërë publikisht, por nëpërmjet një letre të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, dërguar vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sekretarit Ban ki Moon. Në letrën e tij, Jeremiç i quan paramilitarë njësitë speciale të Kosovës dhe kërkon të mos krahasohet rasti...
Rindertohet shtëpia muze e Mjedës, ne 74-vjetorin e vdekjes
Pas shumë përpjekjesh, ndonjëherë edhe përplasje dyersh në fytyrë, më në fund mund të shijojnë rezultatin, edhe pse të tjera punë i presin përpara.
Në 74-vjetorin e vdekjes së poetit dhe klerikut Ndre Mjeda dhe përfundimin e fazës së parë të rindërtimit të kompleksit të ndërtesave që mbajnë emrin e tij, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fondacioni “Ndre Mjeda”, organizojnë...
Berisha në Dhërmi, thyen rekordin personal të notit
Kryeministri Sali Berisha ndodhet për disa ditë pushimi në Dhërmi së bashku me familjen e tij, por edhe i shoqëruar nga mbesat e nipat e tij të shumtë. Kryeministria lëshoi dje një njoftim për shtyp mbi pushimet e Kryeministrit, ndërsa disa pamje në media u shfaqën teksa kreu i qeverisë notonte me mbesat e tij, si dhe u lajmërua që ai kishte thyer rekordin e tij personal të notit...




