Home Aktualitet 2 te vrare me kallashnikov ne qender te Vlores

2 te vrare me kallashnikov ne qender te Vlores

738
0
Roland Saliu
Roland Saliu

Atentat në zemër të Vlorës, vritet më plumba kallashnikovi pronari i një televizioni lokal të Vlorës, ndërsa viktimë e plumbave duke vdekur në vend mbetet dhe drejtori i OSHEE të Vlorës.

Ngjarja ndodhi në Sheshin e Flamurit kur nje person qe zbriti nga një makine tip BMW me targa AA 348 PC ka qëlluar në drejtim të ‘Hotel Vlora’, pronë e Erven Hysenit.

Si pasojë kanë mbetur të vrarë drejtori i OSHEE të qytetit të Vlorës Roland Saliu dhe pronari i ‘Hotel Vlora’, shtetasi Erven Hyseni. Ky i fundit rezulton dhe pronar i televizionit lokal, ‘Vlora Channel’.

Erven Hyseni
Erven Hyseni

Gazetari Armand Xhelili, ben te ditur se, nga hetimet paraprake flitet se shënjestër e atentatit ka qenë pronari i televizionit lokal, “Vlora Channel’, kurse drejtori i OSHEE ka mbetur i vrare aksidentalisht.

Dyshimet e para flasin per larje hesapesh pasi atentati ka qene i mireorganizuar. Autori pasi zbrazi armen te ‘Sheshi i Flamurit’ ka dale jashte Vlores, duke djegur makinen prane fshatit Panaja.

I plagosur ka mbetur dhe nje kamarier.

Krimi ndodhi në një orë kur në zonën e Sheshit të Flamurit ka lëvizje masive të qytetarëve, pasi shëtisin buzë bregut të detit.

Pas të shtënave me armë, qytetarët janë larguar me shpejtësi duke ruajtur veten nga plumbat që vërshonin ngado.

“Kush e vrau?” Vëllai i Drejtorit të OSHEE, Vlorë kur sheh trupin me gjak
Këto janë pamjet kur vëllai i drejtorit të OSHEE të Vlorës ka marrë vesh lajmin se Rolandi nuk jeton më.
Ai rend dhe përplaset me efektivët e policisë duke u bërtitur, “Kush ishte?”, “Kush e vrau?”. Me duart në kokë, vëllai dhe kunati bërtasin në skenën e krimit.
Roland Saliu u vra sot pasdite teksa konsumonte një kafe tek bari i Hotel Vlora, tek zona e Sheshit të Flamurit.

Policia shoqëron 10 persona në komisariat

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat rreth 10 persona të dyshuar që mund të kenë lidhje me vrasjen e drejtorit të OSHEE, dhe pronarit të televizionit.

Gjithashtu ka filluar dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve që ishin të pranishëm në vendngjarje në çastin e atentatit.

Dinamika e ngjarjes/autori 35 vjeç me veshje sportive
Plumba kallashnikovi zbrazen në zonën më të populluar duke marrë dy jetë njerëzish, ndërsa kalimtarë të rastësishëm, apo qytetarë që po konsumonin një kafe buzë detit nxituan të ruanin veten dhë fëmijët, disa syresh madje në atë çast po bënin shëtitje me biçikleta.

Ka qenë ora 19:40 e pasdites në “Sheshin e Flamurit” Vlorë kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Shënjestër dyshohet se ka qenë Erven Hyseni, pronari i një televizoni lokal me emrin ‘Vlora Channel’, ndërsa Roland Saliu, drejtori OSHEE ishte në të njëjtin ambient duke pirë një kafe. Saliu sapo ishte kthyer nga një takim elektoral dhe si duket kishte vendosur të konsumonte një kafe shplodhje buzë detit. Ne te njejtat ambiente ndodhej dhe pronari i Hotel Vlora. Te dy rezultonin te ulur ne tavolina te ndryshme.

Kamerat e lokalit te Hotel Vlora kanë fiksuar një person rreth 35 vjeç që me automatik në dorë afrohet pranë tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe qëllon në breshëri.

Autori i pamaskuar me veshje sportive dhe një kapele mbi kokë largohet me shpejtësi duke perfituar nga rrëmuja që ndodh në ato caste.

Skena që lë pas eshte kaos. Dy persona të shtrirë plot gjak, tavolina e karrige te hedhura ne toke. I vdekur në vend kishte mbetur Roland Saliu kurse Erven Hyseni është dërguar me plagë në spitalin rajonal të Vlorës, ku humbi jetën pak minuta më pas.

Atentat për larje hesapesh, shenjestra ka qene biznesnemi
Gazetari Arsen Rusta meson se, krimi dyshohet se ka motiv, larje hesapesh. Plot 12 plumba janë shkrehur në vendngjarje, ndërsa janë rrezikuar dhe jetët e qytetarëve të rastësishëm që po kalonin në Sheshin e Flamurit.
Shënjestër ka qenë Erven Hyseni, pronar i Hotel Vlora dhe i një televizoni lokal me emrin Vlora Channel, kurse drejtori i OSHEE mbeti viktimë e plumbave që u shkrehën me breshëri në vendngjarje.
Madje atentati ka qene i mireorganizuar. Autorët pasi zbrazen armet te Sheshi i Flamurit kane dale jashte Vlores, duke djegur makinen tip BMW, AA 348 PC po prane fshatit Panaja, me qellim humbjen e gjurmeve.
Makina e autorëve rezulton me targa të ndryshuara. Dëshmitarë pohojnë se një makinë me targa italiane po lëvizte drejt rrugës nga Vlora drejt fshatit Panaja, vend dhe ku makina u gjet e djegur.

Atentati te Sheshi i Flamurit, autorët djegin makinën
Report Tv ka mësuar se mjeti i përdorur në ngjarje ku u vra biznesmeni Erven Hyseni e drejtori i OSHEE, Roland Saliu është nje automjet tip, BMW 320 me targë AA 348 PC në pronësi të shtetasit Ilirjan.C i cili është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

Fëmija po luante me biçikletë, si i mbijetoi atentatit në Vlorë
Atentati me 2 viktima dhe një të plagosur në Vlorë për pak sa nuk i ka marrë jetën dhe një fëmijë 9-vjeçar i cili kishte dalë në trotuarin e lagjes për të luajtur si çdo pasdite.

Ajo çka ka mbetur nga i mituri është biçikleta e tij të cilën e ka braktisur sapo kanë nisur krismat e para.

Fatmirësisht i mituri s’ka marrë lëndime nga kjo ngjarje ndërsa është terrorizuar teksa ka parë personin që qëllonte me armë drejt verandës së lokalit “Hotel Vlora” në sheshin e Flamurit.

Në këtë atentat viktimë ka mbetur pronari i lokalit biznesmeni Enver Hyseni njëherazi pronar dhe i “Vlora Channel” dhe Roland Saliu kreu i OSHEE Vlorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here