Home Aktualitet 14-vjeçarja rrëfen tmerrin: Shpoja veten me brisk e gozhdë

14-vjeçarja rrëfen tmerrin: Shpoja veten me brisk e gozhdë

593
0

Balena Blu ka mbërritur në Shqipëri. Viktimët e parë e ka shënuar në Gjirokastër ku një 14-vjeçare nga fshati Labovë e Kryqit, Gjirokastër, ka rënë pre e kësaj loje. Anika C. 14-¬vjeçarja është nxënëse e shkollës “Koto Hoxhi” në qytetin e Gjirokastrës.

Në një intervistë për “Panorama” ajo rrëfen me detaje se si ra në kurthin e lojës së rrezikshme e cila mund të përfundonte në fatalitet. Vajza jeton në një apartament në qytetetin e Gjirokastrës së bashku me të ëmën dhe kjo për shkak të shkollës që ajo ndjek.


Kur keni kontaktuar me administratorin e Balenës Blu?
Kam kontaktuar me të po ajo tashmë është hesap i mbyllur dhe unë nuk kam ndërmend dhe dëshirë të vazhdoja më këtë lojë të rrezikshme.

Kur ka qenë kontakti juaj i parë me të?

Ka qenë para më tepër se një muaji dhe shkas u bë lajmet që ndiqja përmes internetit për Balenën Blu dhe instruksionet që jepeshin për ta shkarkuar përmes Play Store. Nisur nga kjo kureshtje, e kam zbritur në smartphone lojën në fjalë dhe kam filluar kontaktet me të. Pra ka qenë thjesht një kureshtje më shumë sesa dëshirë për tu bërë pjesë e saj.

Komunikimi ka qenë në anglisht?

Po në anglisht.

Juve e njihni shumë mirë anglishten që komunikonit?

Jo dhe aq mirë por përdorja google translate dhe gjithçka ishte ok.

Pyetjet që ju drejtoheshin kryesisht ato fillestaret dhe në vazhdim, të cfarë natyre kanë qenë?

Kanë qenë të natyrës së frikshme prsh ishte një përmbushje e detyrueshme që kishte të bënte me pikturimin me brisk apo me ndonjë mjet të mprehtë të balenës në parakrah. Kjo ka qenë e detyrueshme dhe nëse nuk e realizoje dhe ta coje me foto përmes smartphonit, ata do të ekzekutonin në vend.

Kush ata?

Ata pra admini do të dërgonte prsh disa njerëz që do të vendosnin mbi fatin tënd nëse do rroje apo do vdisje. Pra të gjithë kërkesat e tyre kanë qenë të një natyre të frikshme.

Juve e keni pikturuar në parakrah balenën?

Po por tani nuk para duket sepse është shuar, madje unë e kam pikturuar me një gozhdë dhe me ndihmën e një thike që të dukej origjinal balena. Tani nuk duket sepse edhe unë nuk e kam gdhendur shumë thellë sepse do linte shenjë. Ata kërkonin që piktura e balenës në parakrah të ishte deri në shpimin e damarëve dhe të rridhte gjak për të formuar figurën e balenës.

I dije rreziqet e kësaj loje?

Jo nuk i dija që në fillim por më pas kam mësuar përmes internetit që kjo lojë të conte në fatalitet por unë nuk mundja dot të tërhiqesha. Sec kishte dicka mistike që të bënte për vete, të mbante pas vetes dhe nuk të lëshonte. Ishte si dicka hyjënore si një mesazh që vinte nga dikush nga bota e përtejme ndaj dhe unë tani që jam kthjelluar, po cuditem me veten sesi arrita deri në këtë pikë, pra deri në nivelin 33.

Niveli 33 çfarë kërkonte nga ju?

Të vija në dijeni shokët me qëllim që dhe ata të mbështesnin këtë lojë të rrezikshme dhe unë t’i bindja ata që të bëheshin pjesë.

Po ata si t’u përgjigjën?

Ata më shpëtuan sepse gjithçka që u kisha thënë dhe shpjegova, ata reaguan të frikësuar sepse mesa duket panë në sytë e mi, një seriozitet të paparë dhe një reagim që për ta ishte tepër i frikshëm. Pas kësaj ata kanë lajmëruar mësuesen kujdestare dhe më pas psikologia më ka trajtuar mirë duke më çrrënjosur dëshirën për të luajtur më tej me këtë lojë të rrezikshme. Është shumë e vështirë të ikësh nga kjo lojë dhe unë vetë çuditem sesi kam ikur.

Kush ju shtyu të shkarkoje Balenën Blu apo kureshtja?

Kureshtja. Unë hoqa dorë të premten dhe kam bërë mirë.

Pas fazës 33 cila ishte tjetra?

Nuk e di sepse nuk e vazhdova. Është shumë e vështirë të ikësh nga kjo lojë pothuajse e pamundur. Kjo sepse ndjehesh i kërcënuar nga administrator i Balenës Blu që ka autoritet në atë që thotë. Kërcënimet unë i merrja shumë seriozisht.

Si vendosët që e braktisët?

Kisha forcë që u tregova shoqeve dhe për këtë i falënderoj pa masë sepse me të vërtetë, ato më shpëtuan nga fataliteti.

A ka raste në Gjirokastër?

Janë dy veta dhe që i njoh, i kam në klasë dhe e luajmë këtë lojë, por nuk e di sesa seriozë janë në thëniet e tyre. Unë për këtë kam vënë në dijeni mësuesen me qëllim që këta nxënës të jenë nën vëzhgimin e prindërve apo të marrin masa për t’i vëzhguar apo kontrolluar që mos të bien pre e kësaj loje tepër të rrezikshme.

Po në Gjirokastër a ka të tjerë konsumues të kësaj loje?

Po, ka madje shumë fëmijë që e luajnë këtë lojë ekzistojnë në disa lagje të qytetit. Kjo për mua është e rrezikshme.
Autoritetet duhet të marrin masa që të ndalojnë menjëherë vazhdimin e kësaj loje nga fëmijët sepse ata bien pre e tyre.

Unë i kuptoj ata që nuk shkëputen dot, por i them që të gjejnë forcën dhe të binden që asgje ska për t’u ndodhur atyre nëse e braktisin. Ja kështu si unë dhe nuk më gjeti asgjë. Jam shëndoshë e mirë.

Po në polici cila ka qenë arsyeja që ke shkuar?

Kam kontaktuar me psikologen dhe aty kam shkuar duke dhënë dëshmi konkrete për këtë rast dhe është bërë denoncim ndaj administratorit të Balenës Blu sepse po shndërrohet në një rrezik potencial për jetën e bashkëmoshatarëve të mi.

A keni apel për shokët apo bashkëmoshatarët tuaj?

Përpara se të shkoj tek apeli, dua të denoncoj edhe portale apo lajmet që janë dhënë në internet se prindërit e mi i paskam të çmendur. Nuk është e vërtetë sepse prindërit e mi janë normal dhe kaluar normalitetit të këtyre mediave që spekulojmë paturpësisht. Turp t’ju vijë. Ndërsa apelin që kam për moshatarët e mi është të mos kenë frikë për rata që janë ndjekës të lojës. Mos vazhdoni sepse është e kotë. Kthjellohuni dhe kthehuni në normalitet. Për ju që keni kureshtje, mos e provoni kurrë këtë lojë. Është virus për trurin tuaj. Mos e shkarkoni në smartphone apo në PC.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here