Home Shkence 14 mars 2015, kujtohet si Dita π (Pi)

14 mars 2015, kujtohet si Dita π (Pi)

2158
0

Pi-dayKujtohet gjëja më irracionale e të gjitha kohërave, numri irracional si përcaktim: konstantja π (Pi).14 marsin në Shqipëri e shkruajmë “14.3”, ndërsa në vendet anglofone vendosin numrin e muajit përpara “3.14”. Pavarësisht se jo të gjithë kanë qenë të mirë në matematikë, me këtë numër kanë pasur të bëjnë për disa kohë pasi shërben për të gjetur gjatësinë e rrethit apo syprinën e kufizuar prej tij.

Dhe për ata pak që nuk kanë dijeni numri π (Pi) që ka vlerën e përafërt 3,14159 26535 89… mund të përkufizohet si raport i perimetrit të një rrethi me diametrin e tij.

Kur diametri i rrethit është një njësi, atëherë perimetri i tij është vetë π.

Numri π është një numër irracional që do të thotë se ai nuk mund të shkruhet si thyesë apo si herës i dy numrave të plotë.

Këtë vit konstantja π do të jetë Dita π e shekullit, pasi për herë të vetme në 100 vjet është e mundur vënia në rresht e 10 shifrave që vijnë pas presjes dhjetore të numrit 3.

Dhe kjo ndodhi sot në orën 09:26:53.

Thënë ndryshe 3 (mars), 14 (dita), 15 (viti), 9 (orë), 26 (minuta), 53 (sekonda) 589 (të mijtat e sekondës).

Këtë gjë nuk e kishte parashikuar as Arkimedi!.

Kësaj dite i shtohet vlera kur kujton që 14 marsi është edhe ditëlindja e të famshmit Albert Ajnshtajn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here