HYRJE Sociale “Shqiptarët duhen hedhur në det”

“Shqiptarët duhen hedhur në det”

0
137

Ndërsa pritet sot rekordi për kalimin me not të Adriatikut nga Massimo Voltolina, prezenca e ish parlamentares Irene Piveti në Shqipëri nuk është pritur me dashamirësi nga përfaqësues të shoqatës së familjarëve të viktimave të Otrantos.

Piveti, ish-deputet gjatë viteve 1992-2001, sot përfaqësuese e një shoqate jofitimprurëse që ndodhej në Vlorë për të pritur mbërritjen e notarin italian, ka marrë takime me prefektin e Vlorës dhe kreun e dhomës së tregtisë. Por i paparashikuar ka qenë për të takimi me përfaqësues të shoqatës së Otrantos. Tre përfaqësues të saj kanë pritur para dhomës së tregtisë mbërritjen e Pivetit. “Ti je antishqiptare dhe nuk je e mirëpritur në tokën tonë”, tha në emër të shoqatës kreu i saj Pushime Çala.

“Ardhja jote këtu ka helmuar tokën shqiptare dhe zemrat tona. Vetëm tri ditë para se të mbytej Katëri i Radës ti kërkove të mbyten shqiptarët dhe ne sot kërkojmë të paktën t’i përgjigjesh pyetjes ‘pse i urren kaq shumë shqiptarët?’. Ne i nderojmë miqtë, kemi miq italianë, por ty jo. Ti je antishqiptare dhe prezenca jote na risjell kujtimet e të afërmve të mbytur”, ka shtuar Çala.

Piveti ka pritur qetësisht përballjen, ndërsa ka kujtuar se tashmë shumë kushte kanë ndryshuar. Ajo shpjegoi marrëdhëniet e saj miqësore me Shqipërinë si dhe interesimin për të, ndërkohë që këmbënguljes së përfaqësueses shqiptare i është përgjigjur më pas duke kërkuar deri ndjesë.
Përfaqësuesit e familjarëve të tragjedisë së Otrantos, thanë se kanë evituar prezencën e shumë prej familjarëve të tjerë këtu, për të shmangur ndonjë përballje të mundshme më agresive ndaj Pivettit, ndërsa theksuan edhe njëherë se respektojmë popullin italian, kemi miq italianë, por reagimi i tyre është personalisht ndaj Piveti-t.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here