Home Udhetim “New York Times” prezanton Rivierën shqiptare

“New York Times” prezanton Rivierën shqiptare

2271
0

“Riviera Shqiptare një parajsë e lirë”, ky është mesazhi që vjenë nga një reportazh i bërë nga një gazetarë i “New York Times” për bregdetin shqiptar. Gazeta më e lexuar në botë ju ka bërë ftesë pushuesve të vizitojnë Shqipërinë.

Reportazhi është shkruar nga Seth Kugel, i cili mes detajeve të shumta dhe përshkrimit që i ka bërë vijës bregdetare Sarandë – Vlorë, nuk ka harruar të theksojë e në këto vende gjuha më e folur nga shqiptarët ishte greqishtja.

“Pasi kisha mbaruar të gjitha takimet vendosa që të bëja një udhëtim në jugë të Shqipërisë. Pse jo? Unë nuk kisha asnjë program tjetër përveçse të kërkoja aventurë përgjatë shtrirjes shumë të volitshme prej 80-miljesh të plazheve dhe fshatrave midis qyteteve të Vlorës dhe të Sarandës, një zonë e njohur si riviera shqiptare”, nis reportazhi.

“Në fshatin e parë që ndalova ndesha me një grua të veshur me të zeza dhe me shqipen time shumë të dobët u mundova ta pyesja se ku ishte manastiri. Unë në një përpjekje të pafat kërkoja të gjeja theksin shqiptar, pikërisht në atë që zbulova më vonë se ishte një rajon kryesisht greqisht-folës”, tregon ai.

Më pas, Seth tregon sesi pranë plazhit nisi të shohë një  numër ndërtesash në formë bunkerësh izolues, të kohës së  diktatorit Enver

Foto nga reportazhi

Hoxha, i cili vdiq në vitin 1985, që në fakt janë instaluar në të gjithë vendin për ta mbrojtur atë kundër një sulmi të huaj, i cili sipas Seth nuk ndodhi kurr.

“Të paktën në aspektin buxhetor, në Shqipëri kishe mundësi të kurseje. Për herë të parë, pagova 500 € në javë për gjithçka kam kërkuar, duke filluar me një udhëtim me autobus nga Dubrovnik, Kroaci, vetëm 300 milje larg”, pohon reporteri.

Sipas tij pika e fillimit të Rivierës shqiptare është Vlora, një qytet disi ngjitës me shumë kafene dhe  shumë muzikë. “Ka një sasi të caktuar të kaosit në Vlorë”, shprehet Seth dhe rrëfen mbi vizitën në Muzeun e Pavarësisë, një shtëpi 2-katëshe, ku Ismail Qemali u vendos si kryeministri i parë pasi vendi fitoi pavarësinë nga Perandoria Otomane më 1912.

Foto nga reportazhi

Reporteri pas dy ditësh qëndrimi në Vlorë zgjodhi më pas Himarën si bazën e tij, autori tregon sesi ajo në fakt, nuk ka plazhet më të mira, por atje u impresionua me kafenetë me pamje nga deti etj.

“Kam fjetur në dhoma private për 20 euro në natë dhe mund të shpenzoja edhe më pak, nëse unë kisha një çadër.  Me gjithë makinën me qera që mora, fatura totale ishte  459.87 euro”, përfundon reportazhi i “New York Times” për rivierën shqiptare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here